Një djalë tre vjeçar i zhdukur në shkurret australiane katër ditë më parë është gjetur në gjendje të mirë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anthony “AJ” Elfalak u vu re nga helikopterët e policisë të hënën, duke pirë ujë nga një përrua në pronën e familjes së tij në zonën rurale të Uellsit të Ri Jugor.
Djali i vogël, i cili ka autizëm dhe nuk flet, ishte parë për herë të fundit në shtëpi të premten dhe familja e tij kishte frikë se ai ishte rrëmbyer.
Por shpëtimtarët gjetën AJ në një breg lumi rreth 500 metra nga shtëpia e tij në pronën e madhe në Putty, në veri të shtetit.
Në pamjet e ndara nga Policia e New South Wales, shpëtimtarët mund të dëgjohen duke thënë “E kemi djalin”.
Autoritetet thanë se AJ kishte pësuar disa gërvishtje në këmbët e tij dhe u gjet me rroba të lagura, por përndryshe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/
A three-year-old child missing on a rural property in the Hunter region since Friday has been located following a large-scale search.https://t.co/VrlVwL4sYW pic.twitter.com/byOXFCiD1j
— NSW Police Force (@nswpolice) September 6, 2021