Deputetja që dikur ishte pjesë e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi sot ka aderuar zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje.
Por lidhur me një aderim të mundshëm të saj kishte folur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha si i ftuar në Info Magazinë të Klan Kosovës kohë më parë.
Në këtë intervistë, Hoxha kishte thënë se më mirë do të ishte që deputetët e LDK-së që janë kundër Hashim Thaçit t’i bashkohen Vetëvendosjes.
“Unë mendoj se në Vetëvendosje duhet të vijnë deputetët e LDK-së që kanë votuar kundër Thaçit, është me rëndësi që ne të mos krijojmë aspiratë brenda sojit”, kishte thënë ai.
Ai madje kishte thënë se është i lumtur për bashkëpunimin me Kadaj-Bujupi dhe një i tillë mund të bëhej edhe në të ardhmen.
“Natyrsiht ku kemi qenë pro të bashkëpunojmë me AAK-në dhe NISMA-n, jam shumë i lumtur që kemi bashkëpunuar me Donikën dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në përpjekjet që do t’i kemi bashkarisht”, kishte thënë Hoxha.
Hoxha në këtë intervistë kishtë thënë se subjekti i tij politik këmbëngul që të vazhdohet si opozitë e bashkuar duke ndërtuar kështu një front opozitar të ndërtoj një alternativë, e cila do të përbëhet nga opozita dhe shoqëria civile.