Telegrafi

Ishte viti 2013 dhe një tifoz parashikoi se Anglia dështon në penallti ndaj Italisë në finale të Euro 2020

Një tifoz ka arritur që të parashikojë saktë fituesin e Euro 2020 para tetë vitesh më parë.

Përdoruesi në rrjetin social Twitter, “Cameron” kishte bërë një postim më 22 shkurt të vitit 2013, duke parashikuar se kush do të ishte në finale.

Lexo po ashtu Festa brenda zheshtore së Italisë i kishte të gjitha, aty edhe një legjendë e kombëtares

Ai kishte shkruar se Anglia do të humbte në finale të Euro 2020 në penallti nga Italia dhe se asgjë nuk kishte ndryshuar që atëherë.

“Anglia humbi në finale të Euro 2020 ndaj Italisë në penallti dhe që atëherë nuk ka ndryshuar asgjë”, kishte shkruar Cameron.

Lexo po ashtu Momenti kur Chiellini shpëtoi nga kartoni i kuq, për të marrë vetëm të verdhin në ndërhyrjen anti-sportive ndaj Sakas

Përdoruesi i rrjetit social e ka rikthyer atë postim, duke bërë të ditur se e kishte parashikuar saktë një gjë të tillë.

Ta mendosh se kjo gjë kishte ndodhur para tetë vitesh, është diçka që ky person edhe mund të krenohet. /Telegrafi/