Arsenali ka fituar me rezultat 2-0 në derbin ndaj Leicesterin që u zhvillua në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 11 minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me anë të Thomas Parteyt, që shënoi nga një asistim i Gabriel Martinellit.
Arsenali shkoi në pushimin mes pjesëve me këtë gol të vetëm, derisa në të dytën ishin edhe më kërkues.
💪 A strong first-half from the lads
⚡️ Let's keep up that energy after the break
🔴 1-0 🦊 (HT)#ARSLEI pic.twitter.com/87zIqPdyZl
— Arsenal (@Arsenal) March 13, 2022
Ishte minuta e 59-të, kur skuadra vendase fitoi një penallti dhe atë në gol e konvertoi Alexander Lacazette, për 2-0.
Deri në fund të takimit, Arsenali vazhdoi me dominim, mirëpo që shpërdoruan disa shanse të mira shënimi.
Looking for a route back into the game as we enter the final 1️⃣5️⃣ minutes in the capital.
Follow Live 👉 https://t.co/qGCQQCJrtp pic.twitter.com/2mCAX4rFIo
— Leicester City (@LCFC) March 13, 2022
Leicesteri ishte disi i dorëzuar në këtë duel edhe pse rastet e mira për ta nuk munguan.
Pas javës së 26-të, Arsenali gjendet në vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të kenë punë me Liverpoolin. /Telegrafi/