Telegrafi

Ishte vënë në shitje: Gjendet edhe ‘streha e tretë’ e Matteo Messina Denaro, bosit të mafias siciliane

Policia italiane ka gjetur të enjten strehën e tretë të Matteo Messina Denaro, superbosit mafioz të kapur pas 30 vitesh në arrati në një klinikë kanceri në Palermo të hënën.

Sipas mediave italiane, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një apartament në qytetin Campobello di Mazara, qytet pranë vendlindjes së tij Castelvetrano pranë Trapanit ku u gjetën dy “strehëzat” e tjera në fillim të kësaj jave.

Lexo po ashtu Kush është Matteo Messina Denaro, bosi i mafias italiane i kapur pas 30 vitesh në arrati?

Dhe siç vënë në pah mediat italiane, banesa ishte bosh dhe është vënë në shitje.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia po punon për gjetjen e pronarit.

Lexo po ashtu Policia italiane gjen ‘bunkerin sekret’ të Matteo Messina Denaro – aty dyshohet se është ‘arkivi sekret’ i bosit të mafias siciliane

Siç kujtojnë mediat italiane, në “strehën” e parë u gjetën sende luksoze dhe viagra dhe, rreth 300 metra më tutje, bizhuteritë, por në strehën e dytë nuk u gjetën dokumente, të fshehura pas një dollapi të rremë.

Lexo po ashtu Mësohet “streha e fundit ku ishte fshehur" bosi i mafias siciliane, Matteo Messina Denaro – tregohet edhe çfarë u gjet aty

Policia shpreson të gjejë dokumente të Cosa Nostra-s, duke përfshirë urdhra ‘të koduar’ për anëtarët e mafies.

Ata gjithashtu shpresojnë të gjejnë “arkën e madhe” të bosit 60-vjeçar, i cili ishte njeriu më i kërkuar i Italisë përpara kapjes së tij të bujshme katër ditë më parë. /Telegrafi/