Një student jug-korean i arteve e hëngri një banane e cila ishte pjesë e një instalacioni nga artisti Maurizio Cattelan, duke thënë se ai ishte “i urritur” pasi nuk kishte ngrënë mengjes.
Vepra e artit e quajtur “Komediani”, pjesë e ekspozitës së Cattelan “WE”, përbëhej nga një banane e ngjitur me shirit në një mur në Leeum Musuem of Art të Seulit.
Pasi hëngri bananen, studenti me emrin Noh Hyun-soo, e ngjiti lëvoren përsëri në mur, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Muzeu më vonë vendosi një banane të re në të njëjtin vend, raportuan mediat lokale.
Muzeu i Artit Leeum nuk iu përgjigj një pyetjeje me email nga BBC. Megjithatë, ajo u tha mediave se nuk do të kërkojë dëmshpërblim ndaj studentit.
Banania e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo dy ose tre ditë. /Telegrafi/