Telegrafi

Ishte therur me thikë, ndërron jetë 19 vjeçari në Prizren – policia jep detajet

Sot gjatë ditës ka ndodhur një përleshje me thikë në lagjen “Tusus” në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një 19 vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 15:52 Policia ka marrë informacion për një person të lënduar fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit, dhe pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes është konfirmuar nga mjekët se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e ftohtë, thika”, ka thënë Osmanollaj për klankosova.

“Ka qenë përleshje ndërmjet tre personave. Dy vëllezër janë arrestuar si të dyshuar”.

Osmanollaj ka shtuar se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë me të cilën dyshohet se është kryer krimi.