Smartfonët po bëhen gjithnjë e më të shpejtë, derisa ndryshimet në kamera dhe bateri janë graduale.
Mbushja e baterisë së telefonave, po bëhet gjithnjë e më e avancuar, meqë shfrytëzuesit e telefonave duan që kur të nisin t’i lajnë dhëmbët ta aktivizojnë dhe bateria të jetë tërësisht gati, sapo të kenë përfunduar, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi kinez Oppo, u bë krye lajm në fillimin e muajit të kaluar, kur bëri të ditur se brenda 30 minutash, bateria e Reno Ace mund të mbushet 100 për qind.
Derisa pretendimet e kompanisë nuk dukeshin të besueshme, në pamjet që janë shpërndarë së fundi, del se mënyra e mbushjes së baterisë, është edhe më e fuqishme.
Në video shihet një Oppo Reno Ace i fikur me zero bateri, ndërsa kur fillon të mbushet, për dhjetë minuta, është mbushur 50 për qind e baterisë. Brenda vetëm 29 minutave e 33 sekondave, bateria e këtij smartfoni është mbushur në tërësi.
Ky kapacitet i Oppo Reno Ace, vjen nga bateria me 4,000mAh, që thuhet se mund të zgjatë tërë ditën, duke mundësuar përfundimin e të gjitha obligimeve. /Telegrafi/