Në fillim të vitit, është thënë se BMW do ta largojë përfundimisht nga prodhimi modelin 6 Series, sepse nuk është aq i kërkuar në treg.
Për këtë makinë me dy dyer është thënë se nuk është e shpejtë sa duhet, e as nuk japë komoditetin e paraparë, andaj është vendosur të largohet, transmeton Telegrafi.
Por, reporterët që merren me veturat e reja, e kanë parë teksa testohej në rrugë me mbështjellësin për kamuflazh. Megjithëse është komplet me shtresën mbuluese, shihet se është më i gjerë dhe pak më i lartë se modelet paraprake.
Pjesa e grillit ka pësuar ndryshim të lehtë, derisa pjesët anësore duket se janë më të fryra.
Në përgjithësi duket se është një veturë më e madhe, por nuk dihet se çfarë mund të ketë nën “kapak” dhe çfarë fuqie ka. /Telegrafi/