Ish-tenisti kilian Marcelo Rios, tani 47 vjeç, sot kalon kohë në palestër, por edhe në operacione të shumta estetike, ndaj duket i panjohur për shumicën e njerëzve.
Për shkak të gjithë kësaj, ish-numri 1 në listën e ATP-së është gjithnjë e më i vështirë për t’u njohur nëse nuk jeni njohur me aktivitetet e tij të fundit.
“Po korrigjoja ballin që më ishte shkatërruar nga dielli, më parë askush nuk përdorte kremra mbrojtës ndaj diellit, kështu që fytyra më ishte shkatërruar, përveç kësaj kam operuar edhe qepallat që ishin shumë të shkurtra”.
“Deri në operacion kam pasur të fle me sy hapur”, tha ai për mediat kiliane, një tenist me një karrierë jashtëzakonisht emocionuese.
Kujtojmë se Rios ishte tenisti më i talentuar në botë në fund të viteve të 90-ta dhe ai duhet të kishte pasur një karrierë madhështore dhe të paktën 10 ‘Grand Slam’ të fituar.
Megjithatë, asgjë nga këto nuk ndodhi sepse në vend që të luante tenis, ai vendosi të luftojë me të gjithë dhe nuk mundi ta fitonte atë betejë.
Arritjen e tij më të madhe ai e arriti në turnetë e Grand Slam në vitin 1998, kur humbi nga çeki Petr Korda në finalen e Australian Open. Pikërisht në vitin 1998 ai u rendit i pari në listën ATP. /Telegrafi/