Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Buna, në dalje të qytetit të Shkodrës.
Ai ka qenë prej disa ditësh i shpallur në kërkim nga familjarët nga policia, ndërsa trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, nëse viktima është hedhur në ujë për t’i dhënë fund jetës apo vdekjen ia kanë shkaktuar të tjerët.
Policia dhe ekspertiza kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. /Tch/Telegrafi/