Telegrafi

Ishte shpallur e vdekur para 31 vitesh, por ajo jeton (Foto)

Më 26 korrik të vitit 1984, Petra Pazsitka ishte zhdukur në drejtim të paditur. Ajo studionte për Shkenca Kompjuterike, dhe ka qenë nisur për tek dentisti kur ka humbur. Pazsitka u shpall e zhdukur pasi nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes së të vëllait. Më vonë një burrë pranoi se e kishte vrarë.

Tani ajo është 55 vjeç dhe jeton si zonjusha Schneider në Duesseldorf. Dy javë më parë, shtëpia e saj u vodh dhe ajo thirri policinë, e cila zbuloi identitetin e saj.

Policia bëri të ditur se ajo ka jetuar në qytete të ndryshme me emra fals. Në fund të marsit 1985, një person u arrestua dhe pranoi se kishte vrarë adoleshenten. Në vitin 1987 ai pranoi se kishte vrarë Petrën.

Autoritetet e shpallën të vdekur. Kjo e fundit nuk pranon të flasë për zhdukjen e saj, por i ka thënë policisë se nuk do të merret fare me familjen e saj.