Site icon Telegrafi

Ishte shkarkuar apo jo Nekibe Kelmendi, përplasje ndërmjet Konjufcës dhe Gashit (Dokument)

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi kanë pasur një përplasje në Kuvend lidhur me atë nëse ishte shkarkuar ose jo Nekibe Kelmendi nga posti i ministres së Drejtësisë në mars të vitit 2010.

Konjufca ka thënë se argumentet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzim të Qeverisë Kurti nuk qëndrojnë, pasi edhe në vitin 2010 u ishte shkarkuar deputetja Nekibe Kelmendi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi po nuk e prishën koalicionin.

“Ku ishit LDK-ja kur Hashim Thaçi ua shkarkoi Nekibe Kelmendin. Këto argumente të LDK që janë në mocion fare nuk qëndrojnë. Pe përpijnë kur ministrat i shkarkohen prej Hashim Thaçit e nuk po pajtohen me shkarkimin e ministrit nga Albin Kurti. Agim Veliu ka qenë kundër koalicionit që nga dita e parë”, ka thënë Konjufca.

Kësaj deklarate i është përgjigjur, shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi i cili tha se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar por ka pasur riformatim të Qeverisë.

 

Gashi tha më tej se në riformatimin e Qeverisë janë largu tre ministra, Nekibe Kelmendi, Alush Gashi dhe Valton Beqiraj.

Deputeti i LDK-së tha se kryeministri Kurti do të duhej të konsultohej me kryetarin e LDK-së, para se ta shkarkonte ministrin Agim Veliu.

Por, lidhur me këtë sot në mëngjes ka shkruar edhe vajza e Nekibe Kelmendit, e cila përmes një letre i është drejtuar deputetëve të Kuvendit.

Lexo po ashtu Vajza e Nekibe Kelmendit letër deputetëve: Ajo nuk dha dorëheqje, e shkarkuan

Në këtë letër Kelmendi ka thënë se nëna e saj nuk e ka pasur përkrahjen e partisë së saj, në kohën kur u shkarkua.

“Nekibe Kelmendi nuk dha dorëheqje. E shkarkuan. Asaj nuk i bënte përshtypje shkarkimi. Por e brengoste rreziku që i kanosej Kosovës. Nekibja u shkarkua, u sëmur dhe vdiq, por koalicioni LDK-PDK nuk u prish. E atëkohë, as pandemi të rrezikshme për shëndetin nuk kishte. Sot, kur po e shoh se si po e mbron LDK-ja ministrin e saj të shkarkuar Agim Veliu, (kundër të cilit nuk kam asgjë personale), po pyetem, athua më i vlefshëm qenka dinjiteti i Agim Veliut se sa kauza të cilën e mbrojti nëna ime. Ajo nuk pati përkrahje të këtillë partiake”, shkruan ndër të tjera Kosovare Kelmendi.

 

Exit mobile version