Disa ditë më parë, gjatë një operacioni në Siri ishte njoftuar se është vrarë gjeneralmajori rus Vyacheslav Gladkikh dhe ishin plagosur tre ushtarë.
Mirëpo, siç bëhet e ditur nga mediet ruse, vdekja e tij nuk ishte shkaktuar nga sulmi i militantëve sirian, por që ushtria ruse kishte bërë një gabim fatal.
Nga pamjet e shfaqura në video, tregohet se si forcat ushtarake ruse ishin të vendosura skaj rrugës, ku kishte të vendosura mina.
Fillimisht u raportua se vdekja e gjeneralit rus ndodhi gjatë një operacioni në provincën e Deir-Ez-Zor, por pamjet e videos tregojnë se nuk kishte ndodhur një operacion i tillë. /Telegrafi/