Më 26 gusht 2021 në stacionin policor në Gjakovë ishte raportuar një rast zhdukje e një vajze.
Viktima është paraqitur mbrëmë pas mesnate në stacion të policisë, ku ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
“Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në raport të policisë. /Telegrafi/