Ky është momenti kur një leopard bore reagon pasi kupton se po regjistrohet nga një kamerë, në “kafazin e tij”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jessie i cili mund të shihet në xhirimet mbi disa shkëmbinj në “Paradise Wildlife Park” në Hertfordshire kur kthehet dhe vëren një dritë në kamerë.
Parku i kafshëve postoi videon në internet me titullin: “Kjo është gjëja më e mirë që ju do të shihni gjatë gjithë ditës … Reagimi i Leopardit tonë në kurthin e ri të kamerës”. /Telegrafi/