Telegrafi

Ishte portier në minutat e fundit dhe bëri një ndërhyje spektakolare, Giroud flet për këtë moment

Olivier Giroud e pranon se do ta ruajë në kornizë fanellën e portierit pasi bëri një pritje të madhe në minutat e fundit, ku Milani mposhti Genoan me rezultat 1-0 dhe kapi kreun e renditjes. 

Sulmuesi 37-vjeçar ka qenë heroi shumë herë për kuqezinjtë me golat e tij, por asnjëherë nuk i është dashur të vesh dorezat dhe t’i ndihmojë skuadrës në anën tjetër të fushës.

Maignan u përjashtua me karton të kuq, kështu që me të gjitha zëvendësimet kishin përfunduar dhe Giroud hyri në portë dhe u përball me një goditje dënimi që goditi traversën dhe më pas bëri një pritje vendimtare.

“Nuk kam përjetuar kurrë një moment si ky!. Jam shumë krenar për ekipin, luftuam deri në fund, bëra një pritje të mirë! Isha me fat edhe me traversën. Ne luftuam si luanë dhe jam shumë i lumtur për tifozët”, ” ka thënë Giroud duke qeshur për Sky Sport Italia.

Tutje ai tha se kur ishte fëmijë i pëlqente të mbronte, ndërsa do ta vendos në kornizë fanellën e sotme.

“Më pëlqente të futesha në portë kur isha fëmijë, prandaj u zgjodha. Unë po e mbaj këtë fanellë tani, do ta fus në korniz!”, ka thënë Giroud.

Milani pas kësaj fitoreje ka marr vendin e parë në renditje me 21 pikë. /Telegrafi/