Antonio Blanco është larguar zyrtarisht nga Real Madridi.
Mesfushori i talentuar është shitur te Deportivo Alaves me një marrëveshje të përhershme. Megjithatë, klubi ruan 50 për qind të së drejtës për rikthim në të ardhmen.
Në një deklaratë të klubit thuhet: “Real Madrid CF dhe Deportivo Alaves kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Antonio Blanco”.
“Antonio Blanco erdhi në akademinë tonë në vitin 2013 vetëm në moshën 13-vjeçare dhe ka qenë pjesë e Castillas për tri sezone. Në vitin 2020 ai u shpall kampion i Ligës së të Rinjve me Juvenil A-në tonë”.
“Antonio Blanco debutoi me ekipin e parë në sezonin 2020-2021, dhe mori pjesë në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën që Real Madridi fitoi në sezonin 2021-2022. Ai luan edhe në ekipin e Spanjës dhe u shpall kampion i Evropës U-17 në 2017 dhe kampion i Evropës U-19 në 2019″.
“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Antonio Blanco dhe i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë fazë të re”, përfundon njoftimi i tyre.
Blanco u promovuar me Castillan, por ai kurrë nuk pati mundësinë të depërtonte në ekipin e parë. /Telegrafi/
Comunicado Oficial: Antonio Blanco.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 25, 2023