Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari korrektues me inicialet R.G. është përfshirë në rrahje gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, ka marrë masa duke e suspenduar zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore.
Sipas një njoftimi, thuhet se masa disiplinore do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, pas njoftimit nga policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet R. G është përfshirë në rrahje gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, ka marrë masa duke e suspenduar zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore. Masa disiplinore do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor”, është thënë në njoftim.
Ndryshe, siç është raportuar është shpërfaqur dhunë dje gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të nëndegës në Mat, e njohur si Dega e Tretë presidenti Ibrahim Rugova, në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Mat.
Siç ishte thënë, rrahja mes delegatëve në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Mati Prishtinë nuk ka shpëtuar pa të arrestuar. /Telegrafi/