Telegrafi

A ishte penallti kjo ndërhyrje e Dokut në Mac Allister?

Liverpooli dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier, në një ndeshje ku në minutat e fundit ishte një rast diskutabil.

John Stones shënoi i pari për qytetarët, ndërsa në pjesën e dytë Liverpooli barazoi me golin nga pika e bardhë të Mac Allister.

Liverpooli kërkoi penallti edhe në dy raste të tjera, por gjyqtari Marc Oliver nuk vendosi ashtu.

Lexo po ashtu Ashpërsohet edhe më shumë gara për titull në Angli: Nuk ka fitues në Anfield, Luiz Diaz shpërdoroi shumë raste

Rasti më i përfolur në ndeshje ishte ai i minutës së fundit të kohës shtesë, kur Jeremy Doku goditi me taka Alexis Mac Allisterin brenda zonës së rreptësisë. Ndërhyrja ishte e ashpër edhe për kundër që belgu kishte prekur edhe topin.

Edhe pse rasti u shikua në dhomën e VAR, gjyqtarët vendosën që të mos akordohet penallti.

Pas këtij barazimi, Arsenali është lider i ri në Ligën Premier me 64 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, ndërsa Man City ka një më pak. /Telegrafi/