George Michael zbuloi detajet rreth marrëdhënies me Princeshën Diana, ku ka pohuar se kishte një lloj flirtimi mes tyre.
Këngëtari i ndjerë pop, i cila u takua me Princeshën e Uellsit në Ditën Botërore të AIDS-it në Wembley Arena, u bë një prej personave më të afërt të Dianës, duke pasur takime private, telefonata në orët e vona dhe pëlqime .
Kështu shkruan ndër të tjerash në librin e kujtimeve, i cili tek tani do të dal në shitje, përkatësisht një vit pas vdekjes së britanikut.
Ajo madje i rrëfeu detajet e shkurorëzimit të saj të çuditshëm nga Princi Charles në vitin 1996 duke thënë se i duhej të shpëtonte me çdo kusht nga “jeta mbretërore “.
“Ajo ishte si shumë femra që më kanë tërhequr në jetë. Nuk kishte asnjë dyshim se edhe asaj i pëlqeja”, shkruan ndër të tjerash në librin autobiografik të Michaelit.
Detajet e marrëdhënies së Michael me Lady D-në, përpjekja për të dalë publikisht dhe problemet me ligjin, janë zbuluar në biografinë e re të David Nolan, ” George Michael, Freedom, The Ultimate Tribute 1963-2016″.
Kujtojmë se këngëtari që ndërroi jetë gjatë vitit të kaluar kishte pranuar se është homoseksual, por të cilën gjë e kishte zbuluar pas një kohe të gjatë për publikun.
Theksojmë se Princesha britanike ka ndërruar jetë në një spital francez gjatë gushtit të vitit 1997, kur kishte pësuar një aksident të tmerrshëm automobilistik. /Telegrafi/