Site icon Telegrafi

“Ishte një budallallëk” – Ancelotti i pakënaqur me veprimin e Bellingham në fitoren ndaj Union Berlinit

Real Madirdi ka marrë fitoren e gjashtë në po aq ndeshje në grupet e Ligës së Kampionëve, duke kaluar si lider nga Grupi C me 18 pikë të tubuara.

Los Blancos triumfuan në kryeqytetin gjerman Berlin përballë Union Berlinit me rezultat 2-3 me përmbysje pasi ishin në disavantazh 0-1 nga pjesa e parë.

Megjithatë trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mbetur i zemëruar me yllin e skuadrës Jude Bellingham.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton një shpërblim prej 42 milionë eurosh nga shkëlqimi në Ligën e Kampionëve

Mesfushori anglez ka marrë karton të verdhë në minutën e 35-të dhe kjo gjë nuk i pëlqeu fare trajnerit italian.

“Ishte një karton i verdhë budallallëk nga Jude Bellingham”, tha Carlo Ancelotti.

“Por ai ishte shumë i mirë dhe është në gjendje optimale fizike. Nuk kishte asnjë rrezik në këtë ndeshje”, deklaroi trajneri i Los Blancos.

Lexo po ashtu Bellingham rrezikon të humbasë ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kampionëve

Bellingham mori kartonin e verdhë në minutën e 35-të të fitores ndaj Union Berlin. Ajo që do të thotë është se lojtari tani ka marrë dy kartonë dhe do të pezullohet për ndeshjen e dytë të raundit të 16-të nëse ndëshkohet në ndeshjen e parë.

Frustrimet e Ancelottit janë të kuptueshme duke marrë parasysh se sa i rëndësishëm është Jude për ekipin. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version