Një burrë nga Britania e Madhe që ishte nisur me veturë nga Newcastle në Romë, dhe kishte për qëllim të vizitonte Vatikanin, thotë se gjithë rrugëtimin e kishte bërë duke u bazuar në sistemin e navigimit satelitor.
Megjithatë ky 81-vjeçar në vend se ta shkruante “Rome” në sistemin e navigimit e kishte shkruar “Rom”, duke bërë kështu që në vend të Italisë ta vizitojë pjesën perëndimore të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Por, kur navigacioni “e njoftoi” se kishte mbërritur në destinacion ai doli nga vetura për të parë koloseumin, e ajo çfarë pa ishte një rrugë e një vendi të vogël.
E sikur kjo të mos mjaftonte, kishte harruar të ngre frenin e dorës dhe kështu vetura filloi të lëviz nga pas dhe ta godet një shenjë të komunikacionit që shkruante “Rom”.
Aty e kuptoi se kishte gabuar shumë e për aventurën e tij kanë raportuar mediat lokale dhe policia, që ka bërë të ditur se kanë gjetur të moshuarin 1,500 kilometra larg kryeqytetit italian.
Megjithatë edhe përkundër gjithë këtij rrugëtimi të gjatë, ai kishte vazhduar për në Itali, ku më në fund ka arritur në destinacion. /Telegrafi/