Një burrë e ka pësuar keq derisa po priste një dru gjigant, që në një moment u këput në gjysmë dhe ia ra mbi kokë.
Videoja e publikuar më poshtë është filmuar në Hamilton të Kanadasë, ku shihet një burrë duke qëndruar i varur në dru të cilën e kishte prerë në vendin e gabuar me sharrë, transmeton Telegrafi.
Dhe në një moment derisa ishte në shkallë, gjysma e drurit këputet dhe i bie mbi kokë duke e përplasur keq.
Por, për fat të mirë ai kishte kapur një degë derisa ishte rrëzuar nga goditja e fortë në kokë, duke i shpëtuar më të keqes.
Duket se ky burrë kurrë më parë nuk kishte prerë dru, pasi po ta kishte bërë sigurisht se një gjë e tillë kurrë nuk do t’i ndodhte. /Telegrafi/