Site icon Telegrafi

Ishte i ngadalshëm në prerjen e flokëve, nëna e fëmijës ia drejton revolen stilistit (Video)

Gruaja e paemëruar nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, e ka nxjerr revolen dhe ka kërcënuar stilistin e flokëve, sepse po priste ngadalë fokët e djalit të saj.

Pas kërcënimit që i bëri punonjësit që është në procesin e trajnimit, pranë klientit ka shkuar profesionisti dhe e ka kryer qethjen me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

“Kam revole dhe licencë për të shtënë me të. Vepro më shpejtë dhe mos puno ngadalë”, mësohet të ketë thënë nëna e fëmijës lidhur me rastin.

Me anë të pamjeve që kanë marrë kamerat e sigurisë, mbrojtësit e rendit janë vënë në kërkim të saj. /Telegrafi/

https://youtu.be/Be1hiGZ5Rrw

Exit mobile version