Shogo Takeda dyshohet se e ka vjedhur kuletën e shefit të një kompanie në Yokohoma të Japonisë, në momentin që ai ka dalë nga zyra për një moment të shkurtër.
Kandidati 24-vjeçar që kishte shkuar të intervistohej për punë, e ka shfrytëzuar rastin për të hapur çantën e shefit të tij të ardhshëm dhe të kryejë vjedhjen, transmeton Telegrafi.
Por, ai është zbuluar shpejtë, sepse ishte njeriu i vetëm që i ka hyrë në zyrë gjatë asaj dite.
“Unë dëshiroja të punoja për atë kompani, por nuk besova se do të ma japin vendin e punës dhe i vodha paratë meqë më duheshin”, ka thënë Takeda gjtë marrjes në pyetje.
Me të zbuluar se i mungojnë afro 500 euro, pronari i kompanisë e ka telefonuar Policinë dhe ka treguar për rastin.
Gjetja nuk ka qenë e vështirë, sepse hajni i kishte lënë të gjitha të dhënat në CV. /Telegrafi/