Telegrafi

Ishte në një operacion të rëndë, ndërron jetë sulmuesi i Kombëtares së Japonisë

Japonia është në zi, pasi në moshë të re ka ndërruar jetë një futbollist i shquar.

Masato Kudo ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare, pasi një operimi ku nuk kishte sukses.

Sulmuesi ka 13 vite që luan në ekipet seniore, pasi e filloi karrierën te Kashiwa Reysol për të vazhduar një vit në MLS amerikane te Vancouver nga 2016 deri më 2017.

Ish-reprezentuesi i Përfaqësueses së Japonisë luajti te Sanfrecce Hiroshima nga 2016 deri më 2020, derisa provoi edhe futbollin australian për një vit te Brisbane Roar.

Së fundmi lojtari ishte pjesë e Tegevajaro Miyazaki që bën gara në Ligën e tretë të Japonisë.

Ndeshja e fundit për Kudon ishte më 25 shtator kundër Imabari, para se t’i shfaqej një problem shëndetësorë në kokë.

Kudo u operua në tru, por që nuk arriti t’i mbijetojë operimit dhe vdiq në spital në Japoni.

Ish-sulmuesi me Kombëtaren e Japonisë zhvilloi katër ndeshje ku kishte shënuar edhe dy gola.

Kujtojmë që në vitin 2017, Kudo sa ishte pjesë e Sanfrecce Hiroshima ishte bashkëlojtar me sulmuesin nga Kosova, Besart Berisha. /Telegrafi/