Site icon Telegrafi

Ishte në arrati për tri dekada, policia italiane arreston bosin më të kërkuar të mafias Matteo Messina Denaro

Policia e Italisë ka arrestuar të hënën Matteo Messina Denaro, bosin më të kërkuar të mafias në vend, i cili kishte qenë në arrati për tre dekada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Messina Denaro, e cila u arrestua në kryeqytetin sicilian Palermo, dyshohet se është një bos i mafies Cosa Nostra të Sicilisë.

Ai është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e prokurorëve antimafia në vitin 1992, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Ai gjithashtu përballet me një dënim të përjetshëm për rolin e tij në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano, të cilat vranë 10 persona vitin e ardhshëm.

Policia tha në shtator 2022 se ai ishte ende në gjendje të lëshonte komanda në lidhje me mënyrën se si drejtohej mafia në zonën përreth qytetit perëndimor sicilian të Trapanit, bastioni i tij rajonal, pavarësisht zhdukjes së tij prej kohësh. /Telegrafi/

Exit mobile version