Site icon Telegrafi

Ishte ndalur nga policia e Los Angeles për kontroll rutinor, i dyshuari i gjuan me armë – zyrtarët policorë e qëllojnë për vdekje (Video)

Gjatë një kontrolli rutinor, patrulla e policisë së trafikut në Los Angeles ka hasur në rezistencë nga anëtari i një bande, që pa u menduar dy herë filloi të shtie mbi policinë.

Në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë të departamentit të policisë së Los Angeles, shfaq incidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në San Fernando, transmeton Telegrafi.

Dy zyrtar policorë, njëri mashkull tjetra femër identiteti i të cilëve nuk është zbuluar, shihen se si i afrohen anëtarit të një bande Richard Mendoza të cilin e kishin ndalur për një kontroll rutinor.

Policja që më herët kishte punuar në departamentin e krimeve të rënda, shihet në anën e djathtë të veturës që e kishin ndalur duke biseduar me pasagjerët që ajo tashmë i njihte si problematik.

Dhe kur kolegu i saj në anën e majtë i kërkon shoferit të dalë nga vetura, ai pa u menduar dy herë nxjerr revolen dhe shtie në drejtim të dy zyrtarëve policorë.

Policja menjëherë u rrëzua në tokë, kurse kolegu i saj iu kundërpërgjigj të dyshuarit duke e plagosur, i cili pas disa minutave ndërroi jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve.

Siç raporton Los Angeles Times, Mendoza ishte qëlluar disa herë në kokë, gjoks dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Ndërkaq polica që ishte plagosur në këmbë, është në spital dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version