Telegrafi

Ishte munduar të kontrabandojë kokainë brenda takeve të larta të këpucëve, gruaja nga SHBA-të arrestohet në aeroportin e Sydney (Foto)

Një grua nga SHBA-të ishte mashtruar nga një “romancë fake” në internet, ku një burrë e kishte bindur që të kontrabandon drogë në Australi, por ky veprim i kushtoi me burgim.

Denise Marie Woodrum, 51-vjeç, ishte arrestuar vitin e kaluar nga policia në aeroportin e Sydney, pasi brenda takeve të këpucëve kishte qese të vogla me kokainë, transmeton Telegrafi.

Në janar ajo është shpallur fajtore për transportimin ilegale të drogës, por ka pranuar në gjykatë se ishte viktimë e një “romance” online. Megjithatë, gjykatësi kishte kundërshtuar duke thënë se ajo me dëshirë ka marrë pjesë në transportimin e kokainës.

Gjykata e New South Wales dënoi Woodrumin nga Missouri i SHBA-ve me shtatë vite e gjysmë burgim.

Avokatja e saj, Rebecca Neil, e ka përshkruar klienten e saj si një grua fetare, e cila ishte mashtruar nga një burrë në internet.

Burri i identifikuar si Hendrick Cornelius, kishte keqpërdorur besimin e Woodrum për përfitime materiale pretendon avokatja e kësaj gruaje nga SHBA-të. /Telegrafi/