Real Betisi e ka mposhtur 2-1 Real Madridin në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Vendasit e dominuan pjesën e parë për nga numri i rasteve për gol, derisa arritën të kalonin në epërsi me golin e shënuar nga Sidnei në minutën e 40-të me një asistim të Nabil Fekir.
Por, para se të përfundonte pjesa e parë, Karim Benzema (45+3’) i barazoi shifrat në 1-1 me duke shënuar nga penalltia.
Në pjesën e dytë, Los Blancos ishin disi të çorientuar dhe nuk arritën të kontrollonin takimin, për ta pësuar më pas edhe golin e dytë.
Ishte minuta e 82-të kur Cristian Tello riktheu epërsinë e skuadrës së tij, që doli të ishte edhe goli i tri pikëve për skuadrën e tij.
Pas javës së 27-të, Real Madridi ka rënë në pozitën e dytë me 56 pikë, dy më pak se Bracelona, gjersa në javën e 28-të do të takohen me Eibarin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xxCeqq1lDo8&ab_channel=MATCHHIGHLIGHTS876
https://twitter.com/VideoOualid036/status/1236754760444915712