Telegrafi

Ishte lojtari i vetëm që nuk e veshi fanellën ‘kundër luftës’ – vjen reagimi i kapitenit të Erzurumspor

Kapiteni i Erzurumspor, Aykut Demir ka pushtuar rrjetet sociale me veprimin e tij për të mos veshur fanellën në solidarizim me Ukrainën.

Futbollisti turk ishte pjesë e humbjes së skuadrës së tij 1-0 ndaj Anakragucu në javën e 26-të në Superligën e Turqisë.

Veprimi i tij për t’i mos thënë “Jo Luftës” në Ukrainë, ngjalli reagime të rrepta në rrjetet sociale dhe më gjerë.

Lexo po ashtu Të gjithë veshën fanellën ‘kundër luftës’, por kapiteni turk i Erzurumsporit e refuzoi për një arsye të 'çmendur'

Në lidhje me këtë gjest të tij, Demir më në fund ka vendosur të reagojë se përse nuk e mori këtë vendim.

Duke folur për Football Anatolia, ai ka thënë: “Mijëra njerëz vdesin çdo ditë në Lindjen e Mesme. Edhe unë ndihem i trishtuar. Unë ndaj dhimbjen e njerëzve të pafajshëm”.

Foto: FutbollAnadolu.com

Aykut Demir më pas tha se miqtë e tij e quanin “Komando” për shkak të interesit të tij për armët dhe ndjenjave të tij nacionaliste.

Në Turqi është pritur shumë keq veprimi i tij, duke e akuzuar se është një anëtar i një feje në të cilën derdhja e gjakut konsiderohet e shenjtë, dhe vdekja dhe vrasja konsiderohen të shenjta.

Por, lojtari bëri të ditur se ky reagim i tij vjen si shenjë proteste për personat që vriten në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/