Telegrafi

A ishte ky gabim i Deschamps që i kushtoi me humbje Francës?

Edhe pse konsideroheshin favoritë, francezët pësuan humbje në finale të ‘Euro 2016’ duke dështuar ta fitonin trofeun para tifozëve të vet.

Të zgjedhurit e Didier Deschamps humbën me rezultat 1-0 nga Portugalia që iu gëzua triumfit, megjithëse lojtari kryesor, Cristiano Ronaldo, u largua që në pjesën e parë për shkak të lëndimit.

Dhe tashmë, ekspertët po e drejtojnë gishtin kah trajneri, të cilin e konsiderojnë fajtorin kryesor për këtë humbje.

Largimi i Dimitri Payet shihet si gabimi më i madh i strategut francez, i cili u zëvendësua me Kingsley Coman që shumë pak ndikoi në rrjedhën e lojës.

Kujtojmë se Portugalia është shpallur kampion i Evropës për herë të parë në histori. /Telegrafi/