Telegrafi

Ishte koha për ndryshimin e Argjirës, emisioni “Metamorfoza” sjell shndërrimin e dytë (Video)

Emisioni “Metamorfoza” bëri një shndërrim të përkyer në episodin e parë, ku protagoniste ishte një zonjë me emrin Mejreme, e cila largoi të gjitha defektet e saj, me anë të trajtimeve gjatë emisionit.

Në episodin e dytë e kishte radhën Argjira, një vajzë e re 22 vjeçare nga Prishtina, e cila punonte si teknike laboratori.

Duke e parë si të nevojshme disa ndryshime në pamjen e saj të jashtme, moderatorja Suzana Mushkolaj iu përkushtua punës për t’i sjellë asaj ndryshimin, që ajo gjithmonë ka dashur.

Përgjatë emisionit, kishte edhe rrëfime emocionale nga të afërmit e rrethit të saj, të cilët njëherësh ndjeheshin të lumtur që Argjira po ‘e prekte’ këtë ndryshim.

“Metamorfoza”, i cili vjen çdo javë për teleshikuesit në RTV 21, me fillim nga ora 17:00, tani gjendet edhe në kanalin YouTube.

Në fundin e tij, mund të shihni shndërrimin e mrekullueshëm dhe ngritjen e vetëbesimit të një vajza 22 vjeçare. /Telegrafi/