Telegrafi

Ishte infektuar me COVID-19, humb jetën 30-vjeçarja shtatzënë nga Elbasani

Foto: Ilustrim

Një nënë e re rreth 30-vjeçe nga Elbasani ka humbur jetën pasi ishte infektuar me COVID-19, ndërsa është arritur të shpëtohet foshnja e saj.

Mjekët kishin vendosur të lindnin fëmijën me ndërhyrje cezariane pak ditë më parë për shkak të gjendjes së rënduar të nënës.

Gruaja nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa fëmija aktualisht gëzon shëndet të plotë.

Lexo po ashtu COVID-19 i merr jetën 18-vjeçarit nga Elbasani

Gjithashtu, një 18-vjeçar nga Elbasani, ka humbur jetën në Spitalin COVID-19 në Tiranë, për shkak se ishte prekur nga COVID-19.

Mësohet se i mituri kishte 100 për qind të mushkërisë të prekur nga virusi kur ka mbërritur në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën. /Ora News/