Selena Gomez ndihet e pikëlluar për standardet e bukurisë së brezit të saj.
Aktorja 31-vjeçare beson se ka ideale shumë joreale në botën e bukurisë, pasi ajo theksoi përdorimin e teknikave dhe filtrit.
Duke folur në Samitin TIME100, ajo tha: “Personalisht, ndjeva se ekziston një standard shumë jorealist kur bëhet fjalë për botën kozmetike dhe kjo më bën pak të trishtuar për brezin tim, shkruan DailyMail.
“Dhe për këdo që të shikojë diçka që ndoshta është modifikuar dhe e bërë të duket bukur është… Unë thjesht doja ta prishja këtë.”
Ylli i “The Only Murders in the Building” është themeluesja e “Rare Beauty”, por pranoi se ajo nuk e ka idenë se si të bëjë grim.
Dhe ajo thjesht shpreson që të tjerët ‘të ndihen mirë’ kur të përdorin skuqjet për faqe dhe buzëkuqët e kompanisë së saj.
Ajo tha: “Unë nuk di të bëj grim dhe kam një linjë grimi. Doja që të ndihen mirë kur ata përdorin produktet e mia. /Telegrafi/