Site icon Telegrafi

Ishte ‘hit’ në EURO 2024, por tani me dinakërinë e tij ka futur në ‘luftë’ dy gjigantët francezë

Georges Mikautadze, i cili ka qenë një nga befasitë e Euro 2024, duket se kishte rënë dakord për gjithçka me Monacon, të cilët do të paguanin 25 milionë euro te Metz, por gjeorgjiani i ka lënë në baltë në minutën e fundit klubin nga principata.

Sulmuesi i Gjeorgjisë përfundoi si një nga fituesit e Këpucës së Artë të turneut me tre gola së bashku me Dani Olmo, Harry Kane, Cody Gakpo, Ivan Schranz dhe Jamal Musiala.

Emri i tij tashmë po përhapej pas sezonit të mirë që pati me Metzin, ku shënoi 13 gola pavarësisht rënies nga kategoria, por ishte turneu me ekipit kombëtar që i dha shtytjen e fundit. Metz që e kishte huazim lojtari nga Ajaxi, duke e ditur për fitimin që do të marrë, pagoi te Ajaxi 13 milionë euro dhe duket se do t’i dyfishojë ato.

Lexo po ashtu Kush është Georges Mikautadze?  Dështimi i Ajaxit, i cili po udhëheq Gjeorgjinë dhe garën e ‘Këpucës së Artë’ në Euro 2024

Paraqitjet e mira ia shtruan rrugën për në Monaco, me skuadrën franceze që kishte vënë bast të madh për sulmuesin, për të cilin ishin të gatshëm të paguanin 25 milionë euro.

Megjithatë, ka pasur një kthesë në bisedimet. Sipas ‘L’Equipe’, lojtari ka ndryshuar mendje në minutën e fundit, kur marrëveshja dukej se ishte mbyllur dhe madje edhe testet mjekësore ishin finalizuar.

Mikautadze dyshohet se dëshiron të transferohet në Olympique Lyon, me të cilin ka qenë në bisedime javët e fundit dhe që po i ofrojnë atij një kontratë për pesë sezonet e ardhshme.

Lexo po ashtu Klubi nga liga e dytë e blenë golashënuesin më të mirë të Euro 2024 për një shumë ‘qesharake’

Gjeorgjiani e do kalimin te Lyon, pasi është qyteti i tij i lindjes dhe klubin ku u formua si lojtar. /Telegrafi/ 

Exit mobile version