Zjarrfikësit shpeshherë janë ata persona të cilat në shumë raste tregojnë se janë në gjendje të shpëtojnë jetë njerëzish.
Por kontributin e tyre, përkatësisht anën njerëzore, ata nuk e tregojnë vetëm duke shpëtuar jetë njerëzish.
Ndonjëherë ata ballafaqohen edhe me momente kur kafshë të ndryshme gjenden në situata të vështira.
Një i tillë është edhe ai kur një qen bie në pusetë dhe rrezikon të mbytet, po të mos kishin qenë zjarrfikësit.
Bëhet fjalë për një ngjarje – së paku sipas përshkrimit – të ndodhur në Suharekë, ditë më parë, përcjell Telegrafi.
Siç edhe mund të shihet, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihet momenti kur zjarrfikësit i shpëtojnë jetë një qeni, i cili ishte futur në një pusetë të ujërave të zeza. /Telegrafi/