Ky është momenti i çuditshëm kur një merimangë zvarritet me qetësi nga veshi i një gruaje, pasi ishte futur aty, derisa ajo ishte duke fjetur.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegraf, bëhet fjalë për një grua, e identifikuar si Lekshmi L, e cila kishte rënë në gjumë pasdite në verandën e saj, por kur ajo u zgjua kishte një dhimbje koke të bezdisshme, një shqetësim në veshin e saj të djathtë dhe një ndjesi të pashpjegueshme shpimi.
Siç thuhet më tej, ajo futi gishtin e saj në kanalin e veshit për të hequr pengesën, por nuk mundi. Ajo gjithashtu i kishte kërkuar vajzës së saj që të shikojë nëse mund të shihte brenda veshit të saj, por asgjë.
Kur sikleti u kthye në dhimbje të forta, burri i saj e dërgoi atë në një spital në Hebbal të Indisë.
Dhe në spital, mjeku kishte mbetur i shokuar kur kishte parë një merimangë të gjallë brenda veshit të gruas.
Pasi mjeku drejtoi dritën në veshin e saj, merimanga filloi të dilte nga aty. /Telegrafi/