Profesoresha e famshme indiane, Rita Jitenda, 81-vjeçe, ka shokuar bashkëkombësit dhe gjithë botën kur gjatë paraqitjes së saj në programin e mëngjesit që transmetohet live në Shrinagar, ndërroi jetë, shkruan New York Post.
Ajo po bisedonte me moderatorin Zahid Mukthar rreth jetës dhe karrierës së saj, ku për ironi të fatit po thoshte se dëshiron që vdekja ta merr derisa punon siç kishte ndodhur me ish-presidentin A.P.J. Abdul Kalamom, transmeton Telegrafi.
“Po fliste për përvojat e saj dhe dukej krejtësisht në rregull. Por befasisht u ndal dhe filloi të humb vetëdijen. Jemi detyruar ta ndërpresim bisedën dhe të transmetojmë një dokumentar për ta ndihmuar”, ka deklaruar Mukhtar për
Edhe pse ishte dërguar me urgjencë në spital, ajo atje është shpallur e vdekur.
“Ka ndërruar jetë pasi ka pësuar sulm në zemër”, ka deklaruar mjeku që e kishte pranuar në spital.
“Ajo po fliste se si do të dëshironte të vdiste sikur Kalam, por në fakt ashtu edhe ndodhi. Ajo dha frymën e fundit në studio”, ka deklaruar Hafiza Muzafar që kishte organizuar intervistën e Jitendas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MdzXRm2feQo