Telegrafi

Ishte filmuar nga kamerat e sigurisë duke goditur shuplakë studenten, gjykata franceze dënon sulmuesin me gjashtë muaj burg (Video, +18)

Firaz M, 25-vjeç, i cili në korrik sulmoi studenten 22-vjeçe në rrugë afër një kafiterie në Paris dhe më pas e goditi me shuplakë, është dënuar me 6 muaj heqje lirie.

I gjithë sulmi ishte filmuar nga kamerat e sigurisë, ku pamjet shpejt u bënë virale në rrjetet sociale por edhe në media, transmeton Telegrafi.

Studentja Mari Lagier fillimisht ishte grindur me Firazin para kafiterisë, kurse më pas ai filloi ta ofendojë. Por ishte pikërisht veprimi i saj për ta injoruar që e nervozoi atë, dhe në një moment humbi durimin dhe e gjuajti me taketuke, dhe sikur kjo të mos i mjaftonte e goditi me gjithë forcën shuplakë.

Megjithatë ai menjëherë është arrestuar nga policia, kurse sot është dënuar me gjashtë muaj heqje lirie. Përveç dënimit, ai duhet t’i paguaj si dëmshpërblim dymijë euro dhe të ndjek një trajnim që i ndihmon ta kontrollojë zemërimin. /Telegrafi/