Kanë kaluar dy muaj që kur u filmua duke qarë e shtrirë në tokë, kur policia gjeti trupin e pajetë të vajzës së saj, por kjo nënë nga Teksasi tani po akuzohet për vdekjen e saj.
Policia në Houston ka arrestuar Sahara Ervin, 20-vjeçe dhe partnerin e saj 21-vjeç Travion Thompson, për rolin e tyre që e kanë pasur në vdekjen e dyvjeçares Maliyah Bass, transmeton Telegrafi.
Që të dy akuzohen se i kanë shkaktuar lëndime trupore vogëlushes, duke tentuar kështu të fshehin provat tek hetuesit.
Maliyah ishte gjetur e vdekur në Brays Bayou gjatë 23 gushtit, kurse Ervin dhe Thompson asokohe ishin filmuar sesi nuk mund të ndalnin lotët nga lajmi se vogëlushja ka ndërruar jetë.
Ervin madje është parë e shtrirë në tokë duke qarë dhe vajtuar vdekjen e të bijës.
Por dyshimet se janë të përfshirë dyshja në vdekjen e saj, ishte deklarata e Ervin që kishte thënë se kishte lënë vogëlushen në oborr të vetme për disa minuta derisa po përgatiste mëngjesin.
“Të gjithë po e kërkonin foshnjën sikur të ishin të çmendur, kur dyshja tashmë e dinte se çfarë i ka ndodhur”, ka deklaruar Stella, fqinje e dyshes.
Bazuar në dokumentet e gjykatës dhe rezultateve të autopsisë, Maliyah kishte kraharorin e thyer pasi kishte pësuar goditje – dhe i tërë trupi i saj ishte mavojisour.
Mjekët ligjorë besojnë se Maliyah ishte rrahur me një objekt të fortë, e në seancën gjyqësore është thënë se Thompson kishte pretenduar se Ervin kishte rrahur vogëlushen duke ia shkulur flokët vetëm pse nuk ndalej duke qarë.
Ata madje e kishte mbyllur në dollap e të nesërmen është gjetur e vdekur. Thompson ka pranuar në polici se ata kishin hedhur trupin e vogëlushes në një pusetë të kanalizimit. /Telegrafi/