Policia u detyrua të thyente një xham të makinës për të shpëtuar dy qen të mbetur brenda, derisa temperaturat jashtë arrinin deri në 24C – ndërsa pronari ankohej për dëmin.
Pamjet e bëra të shtunën në bregun e detit në Brighton, Sussex – Angli, tregojnë oficerë që hyjnë në automjetin me ngjyrë të errët, përcjell Telegrafi.
Alarmi i makinës pastaj fiket – para se të paraqiten pronarët e saj.
Një grua më vonë mund të dëgjohet duke thënë “më ke thyer dritaren” ndërsa policët i thonë asaj se ka lënë kafshët brenda.
Dhjetëra kalimtarë mund të shiheshin gjithashtu duke parë incidentin.
Dëshmitari, i cili kërkoi të mos i përmendej emri, tha se automjeti ishte parkuar, i ekspozuar në rrezet e diellit.
Por pronarët me sa duket nuk ishin të vetëdijshëm se lënia e kafshëve në makinë mund t’u shkaktonte atyre probleme serioze, tha një dëshmitar.
Madje, reagimi i tyre ka befasuar kalimtarët.
“Çfarë dreqin je duke bërë, pse ma ke thyer xhamin e makinës? Unë isha larguar vetëm për 10 minuta”, citohet të kenë thënë ata. /Telegrafi/