Një punëtore e kujdesit shëndetësor ka treguar se nuk është lejuar të hynte në një dyqan pasi e kishte të veshur uniformen e punës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Emily Challinor, 20 vjeçe nga Burslem i Anglisë, kishte ndaluar të blinte një rostiçeri, ndërsa e përshkroi ndjenjën “të tmerrshme”, kur stafi i dyqanit i tha se nuk mund të hynte me uniformen e saj.
Sidoqoftë, stafi i dyqanit më vonë insistoi se përgjegjësit i kishin marrë masat paraprake për shkak të COVID-19, për të gjithë punonjësit dhe klientët.
Punëtorja e kujdesit shëndetësor tha se e kishte shfrytëzuar pushimin e saj të shkurtër që të blente pije dhe diçka për të ngrënë, mirëpo, stafi i dyqanit iu përgjigj se kujdestarët nuk lejoheshin aty brenda./Telegrafi/