Site icon Telegrafi

A ishte e inskenuar shuplaka që Mike Tyson ia dha Jake Paulit? Dalin pamjet në xhirim të ngadalësuar

Njerëzit kanë bërë të njëjtën pyetje pasi Mike Tyson goditi Jake Paul në skenë. Për çdo adhurues të boksit atje, do ta dini se është pjesë përbërëse e ndërtimit të një lufte të madhe që dy boksierë kryesorë kanë ndeshje të shumta verbale para natës së madhe –  me siguri e mbani mend momentin kur Tyson Fury e quajti Deontay Wilderin ‘një dështak i llojit të rrallë’, apo jo?

Por gjërat u kthyen fizikisht mes legjendës së boksit, Tyson dhe Paul në peshimin e mbrëmshëm (14 nëntor) kur 58-vjeçari i lëshoi YouTuberit një shuplakë në fytyrë.

Duke folur më pas, Paul tha: “Mike Tyson, ishte një shuplakë e bukur, mik, por nesër do të rrëzohesh”.

Ai gjithashtu e etiketoi kundërshtarin e tij si një ‘kukudh i vogël i zemëruar’ dhe këmbënguli se ai ‘as nuk e ndjeu’ goditjen brutale.

Tani, ndërsa klipi i momentit të egër mes dy boksierëve po shpërndahet në internet, një ngadalësim i klipit viral i ka lënë njerëzit të hamendësojnë se mund të jetë inskenuar.

Dikush shkroi në Twitter: “A duhet ta marrim seriozisht këtë shuplakë? Dua të them se Majk vetëm e goditi krahun dhe ia ktheu tërë qafën. Jake e luajti rolin”.

Lexo po ashtu Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson

“Duket se goditja nuk kishte fuqi”, u përgjigj një person.

“Plotësisht e përgatitur”, sugjeroi një tjetër, pasi dikush tjetër pretendonte se ishte “inskenuar”.

Por të tjerët sugjeruan se shuplaka ishte shumë e vërtetë dhe ndodhi si rezultat i shkeljes së Paul në gishtin e Tyson.

“Të gjithëve u ka ikur momenti që Jake shkeli në këmbën e Tyson. Kështu që Mike e këndelli me shuplakë”, shkroi një tjetër fans.

Një person tjetër këmbënguli: “Jake shkeli gishtat e këmbëve, prandaj Mike e goditi me shuplakë, hidhini një sy videos”. /Telegrafi/

Exit mobile version