Telegrafi

Ishte e fiksuar pas kirurgjisë estetike, por tani Nicole Kidman duket më e hijshme pa botokse

Nicole Kidman dhe Keith Urban (Photo by Quinn Rooney/Getty Images)

Aktorja australiane, Nicole Kidman dikur ishte e fiksuar pas kirurgjisë estetike.

Shpesh fansat e kritikuan për pamjen dhe e këshilluan t’i ndalonte përpjekjet për t’u rinuar artificialisht.

Lexo po ashtu Dhjetë vjet pa i takuar fëmijët, arsyetohet Nicole Kidman

Duket se artistja i dëgjoi, prandaj fotografitë më të fundit që janë publikuar gjatë turneut të tenisit, “Australian Open” treguan një pamje shumë më të natyrshme dhe më të freskët.

Nicole Kidman dhe Keith Urban (Photo by Quinn Rooney/Getty Images)

Nicole dhe bashkëshorti, Kith Urban dhe miku e stilisti i tyre, Anne Vintur, ishin në ndeshjen midis Naomi Osakas dhe Karlina Pliskovas.

Aktorja kurrë nuk ka konfirmuar largimin e botokseve, madje ka pohuar se duket mirë për shkak të faktit se mbrohet nga dielli, nuk pi duhan dhe kujdeset për shëndetin e saj.

Nicole Kidman dhe Keith Urban (Photo by Quinn Rooney/Getty Images)

Nicole Kidman ka dy vajza biologjike me këngëtarin Keith Urban, por prej martesës së parë me Tom Cruise, ajo kishte adoptuar dy fëmijë.

Ndryshe, Kidman është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në kinematë botërore. /Telegrafi/

Nicole Kidman dhe Keith Urban (Photo by Quinn Rooney/Getty Images)