Një kujdestare e qenve është kapur duke hedhur në tokë një qenush brenda një dhome ndenjeje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë pronarët e qenushit ata që kanë filluar të dyshojnë rreth kujdesit të qenit të tyre dhe kanë vendosur një kamerë.
Dhe siç mund të shihet në pamje, gruaja hyn në dhomë me qenin në duar para se ta hidhte me forcë në tokë.
Gruaja ishte punësuar përmes një aplikacioni, për tu kujdesur për qenin e Amanda Roy dhe burrit të saj në Victorville, California. /Telegrafi/