Telegrafi

Ishte duke pushuar në kopshtin e tij – amerikani befasohet nga ariu i zi

Një ari i zi u afrua më tepër se që duhet afër zonës së komfortit, kur ai u “përball” me një burrë jashtë shtëpisë së tij në Karolinën e Veriut.

David Oppenheimer ishte duke pushuar në një shezlong kur një ari iu afrua dhe e bëri të kërcente i tronditur, në një moment të kapur në video nga kamera e derës së tij.

“Ariu u afrua dhe praktikisht ndodhej para meje”, tha Oppenheimer, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Videoja e kapur nga kamera tregon se burri dhe ariu u befasuan nga takimi i papritur ballë për ballë.

Oppenheimer kapi një jastëk nga frika, duke pranuar se trupi i tij ngriu, ndërsa ariu nuk lëvizi drejt burrit, por iku.

Oppenheimer thotë se kjo nuk është hera e parë që ky ari vije kaq pranë. Ai bënë të ditur se ka vënë re të njëjtin ari që kërkonte për ushqim nëpër koshët e tij të plehrave në të kaluarën. /Telegrafi/