Telegrafi

Ishte duke peshkuar, shfaqet ariu dhe ia rrëmben peshkun që kishte përfunduar në grep

Një video interesante është duke qarkulluar në rrjete sociale.

Në të është fiksuar momenti kur një burrë në Alaskë ishte duke peshkuar, dhe papritur pranë tij shfaqet një ari e ja rrëmben peshkun që kishte zënë grepi.

Në pamje shikohet se si ariu afrohet me qetësi pranë peshkut të zënë, e merr në putra salmonin dhe më pas largohet me shpejtësi nga aty.

Ndërsa burri nuk e ka fshehur trishtimin nga ky episod, pasi kishte një kohë të gjatë që priste për peshkun e rrëmbyer nga ariu.

Për më shumë ju ftojmë të shihni videon e mëposhtme. /tch/