Momenti tmerrues kur gjymtyrët e një gruaje dolën nga barku i një krokodili, menjëherë pasi e hëngri atë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, krijesa sulmoi gruan 45 vjeçe, gjersa ajo po peshkonte në një lumë në Indonezi.
Në momentin e incidentit, miqtë e Fatimes dëgjuan ulërimet e saj, dhe e shikonin me terror, ndërsa zvarraniku shtrëngonte trupin e gruas dhe e tërhoqi zvarrë nën sipërfaqen e ujit.
Krokodili u gjet të nesërmen nga banorët e fshatit, ndërsa gjetën brenda gjymtyrët e 45 vjeçares. /Telegrafi/